Rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura dhe fluturime të anuluara/ SHBA përfshihet nga moti i keq, 16 të vdekur dhe rreth 800 mijë familje pa energji elektrike

Rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura dhe fluturime të anuluara/ SHBA përfshihet nga moti i keq, 16 të vdekur dhe rreth 800 mijë familje pa energji elektrike

Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe duke lënë mbi 800 mijë familje pa energji elektrike. Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e motit janë kërcënuese për jetën dhe përfshijnë një territor të gjerë, nga Teksasi deri në Nju Ingland. Deri më tani nga moti i keq janë prekur 17 shtete. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet e dendura të borës, shiu ngrirës dhe temperaturat ekstremisht të ulëta pritet të zgjasin për disa ditë. Në Luiziana, dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia, ndërsa vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Në Nju Jork, autoritetet po hetojnë disa raste vdekjesh të ndodhura gjatë fundjavës, ku dyshohet se i...