Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv amerikan ABC, në pronësi të grupit Disney, ka ngritur një padi në SHBA kundër administratës Donald Trump dhe rregullatorit të telekomunikacionit amerikan, FCC, duke i akuzuar ata për shkelje të lirisë së fjalës, pasi i ka kërcënuar me licencat e transmetimit. Konkretisht, ABC akuzon në padinë e ngritur në Uashington qeverinë federale për kryerjen e një “fushate hakmarrëse kundër ABC për një arsye dhe vetëm një arsye: “ata nuk pajtohen me atë që transmeton ABC”. Sulmet ndaj rrjetit, të cilat filluan menjëherë pasi Donald Trump u rikthye në pushtet në janar 2025, po “përshkallëzohen”, thotë kanali. Madje pretendon se sulmet tani po arrijnë “në kërkesa të drejtpërdrejta që ABC-së t’i hiqen licencat e transmetimit për shkak të asaj që thuhet në të”. ABC...