Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv
Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi qyetarët trupat rusë mund të nisin së shpejti një sulm të ri masiv në Ukrainë. “Një sulm në shkallë të gjerë është i mundur. Rusët janë përgatitur për të”, tha lideri ukrainas. Ai më pas theksoi se forcat e mbrojtjes ajrore “vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre 24 orë në ditë dhe janë të gatshme të zmbrapsin çdo sulm në masën e mundshme me burimet në dispozicion”. Në të njëjtën kohë, Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të mos injorojnë sirenat e sulmeve ajrore dhe, në rast rreziku, të kërkojnë menjëherë strehim. Gjatë fundjavës, forcat ruse kanë kryer 976 sulme kundër 55 vendbanimeve në rajonin e Zaporizhzhisë në Ukrainë, duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 7 të tjerë.
Burimi:
javanews.al