Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Milioneri rus, Ilyas Gimandutdinov, pronar i një kompanie të madhe transporti, ka humbur jetën pasi helikopteri me të cilin ai po udhëtonte është rrëzuar. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Perm, në Rusi, pasi helikopteri është ngatërruar në linjat e energjisë elektrike. Video e momentit të rrëzimit të helikopterit është shpërndarë në rrjete sociale. Dy pasagjerët që ndodheshin në bord raportohet se kanë vdekur. Mes tyre edhe milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani. Ndërkohë autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar plotësisht shkakun e rrëzimit të helikopterit. ❗️ 2 DEAD from helicopter crash in Russia's Perm Krai region — Ministry of Emergency Situations The...