Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur

Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur

Një avion ushtarak u rrëzua gjatë ngritjes dje në Kolumbi, duke shkaktuar vdekjen e 66 personave, ndërsa katër të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, sipas autoriteteve. Avioni transportues i tipit “Lockheed Martin C-130 Hercules”, kishte në bord 128 persona, përfshirë 11 anëtarë të forcave ajrore, 115 ushtarakë dhe dy efektivë të policisë kombëtare. Aksidenti ndodhi gjatë ngritjes nga zona e Puerto Leguizamo, pranë kufirit me Perunë. Sipas autoriteteve, avioni dyshohet se u përplas pranë fundit të pistës, ndërsa një nga krahët goditi një pemë gjatë rënies. Përplasja shkaktoi një shpërthim dhe zjarr të fuqishëm, ndërsa në bord mund të ketë pasur edhe materiale shpërthyese. Banorët e zonës së largët ishin të parët që ndërhynë për të ndihmuar të mbijetuarit, duke transportuar të plagosurit drejt spitaleve me...