Riparohet defekti në linjën e energjisë elektrike në Zaporizhia!

Riparohet defekti në linjën e energjisë elektrike në Zaporizhia!

Administrata e instaluar nga Rusia në Centralin Bërthamor të Zaporizhias (ZNPP), në Ukrainë, njoftoi sot (6 qershor) se ka rivendosur linjën e energjisë Ferrosplavnaya-1, që furnizon me energji elektrike termocentralin. “Të gjitha sistemet dhe pajisjet në ZNPP po funksionojnë normalisht”, tha administrata nëpërmjet kanalit të saj në aplikacionin e mesazheve Telegram. Një armëpushim i përkohshëm lokal i ndërmjetësuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) u njoftua dje për të lejuar riparimet në linjën e energjisë.