Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen
Qindra të rinj kroatë kanë nisur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për herë të parë që nga viti 2008, kur vendi e kishte hequr këtë detyrim. Stërvitja do të zhvillohet në kazermat ushtarake në tre zona të ndryshme të Kroacisë. Rekrutët pritet të paraqiten në objektin ushtarak më të afërt me vendbanimin e tyre, ku do të pajisen me uniformat dhe pajisjet përkatëse, si dhe do të sistemohen në konviktet e kazermave. Për dy muajt e ardhshëm ata do t’i nënshtrohen disiplinës ushtarake. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Tihomir Kundid, tha se të rinjtë tashmë janë shkëputur nga mjedisi civil, por siguroi se procesi do të zhvillohet me kujdes. “Do t’i përshtasim hap pas hapi, në mënyrë që të mos...
Burimi:
javanews.al