Rikthehet në vëmendje çështja Epstein, rritet presioni për ish-bashkëshorten e Dukës Andrew, ligjvënësit amerikanë kërkojnë dëshminë e saj

Rikthehet në vëmendje çështja Epstein, rritet presioni për ish-bashkëshorten e Dukës Andrew, ligjvënësit amerikanë kërkojnë dëshminë e saj

Sarah Ferguson po qëndron larg vëmendjes publike prej muajsh, por presioni ndaj saj po rritet ndjeshëm për të dëshmuar mbi lidhjet me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Ligjvënës amerikanë kërkojnë që ajo të japë dëshmi nën betim, duke pretenduar se mund të ketë informacion të rëndësishëm për hetimet mbi rrjetin dhe aktivitetet e Epstein. Ferguson konsiderohet dëshmitare kyçe Anëtarë të Kongresit amerikan kanë kërkuar bashkëpunimin e saj, duke theksuar se çdo person me dijeni duhet të ndihmojë për zbardhjen e plotë të çështjes. Edhe familjarë të akuzueses Virginia Giuffre kanë bërë thirrje që Ferguson të paraqitet në SHBA dhe të përgjigjet për atë që di. Megjithatë, nuk ekziston një mekanizëm ligjor që ta detyrojë atë të dëshmojë. Dokumente të reja, shtohen dyshimet mbi rolin e...