“Rihapje e plotë e Ngushticës së Hormuzit”, Trump konfirmon lajmin: Paqja me Iranin firmoset sot

“Rihapje e plotë e Ngushticës së Hormuzit”, Trump konfirmon lajmin: Paqja me Iranin firmoset sot

Sot është dita e firmës për paqe… Pas muajsh përshkallëzimi ushtarak dhe përplasjesh të rrezikshme në Lindjen e Mesme, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se marrëveshja për t’i dhënë fund luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nënshkruhet të dielën. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump deklaroi se sapo marrëveshja të firmoset, Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit të naftës dhe gazit në botë, do të jetë “e hapur për të gjithë”. Trump bëri edhe një deklaratë të fortë lidhur me programin bërthamor iranian. Duke iu referuar rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit, ai tha se “në momentin e duhur, kur gjithçka të jetë qetësuar, ne do të shkojmë dhe do të marrim...