Revolucion në trajtimin e kancerit të gjirit, testi i studiuesve britanikë parashikon se cila terapi është më efektivja për pacientin

Revolucion në trajtimin e kancerit të gjirit, testi i studiuesve britanikë parashikon se cila terapi është më efektivja për pacientin

Një test i thjeshtë gjaku mund të parashikojë që në fazat e para se cili trajtim do të funksionojë më mirë për pacientët me kancer të gjirit, duke i ndihmuar mjekët të shmangin terapitë jo të domosdoshme dhe të përdorin trajtim efektiv, sipas një studimi të ri shkencor. Testi, i zhvilluar nga studiues të Institutit për Kërkime mbi Kancerin në Londër (ICR), analizon ADN-në e tumorit që qarkullon në gjak (ctDNA) dhe mund të tregojë reagimin e mundshëm ndaj trajtimit para se pacienti të nisë, ose vetëm katër javë pas fillimit të terapisë. Në studim u përfshinë 167 pacientë me kancer të avancuar të gjirit. Rezultatet treguan se pacientët me nivele të ulëta të ctDNA-së në fillim të trajtimit kishin shumë më tepër gjasa të...