Reuters: Me rikthimin e Trump, dyfishohen vdekjet në qendrat e emigrantëve (Shifrat që hapin debat)

Reuters: Me rikthimin e Trump, dyfishohen vdekjet në qendrat e emigrantëve (Shifrat që hapin debat)

Një analizë e Reuters, bazuar në të dhënat e Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-ve (ICE), tregon se numri i vdekjeve në qendrat e paraburgimit për emigrantë është rritur ndjeshëm që nga rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Raporti ngre shqetësime për kushtet e kujdesit shëndetësor dhe mbikëqyrjen në këto ambiente, ndërsa administrata amerikane ka zgjeruar ndjeshëm politikën e ndalimeve ndaj emigrantëve. Sipas Reuters, nga viti 2009 deri në vitin 2024, në qendrat e paraburgimit të emigrantëve në SHBA regjistrohej mesatarisht një vdekje për çdo 3 848 persona të mbajtur në këto ambiente. Por pas rikthimit të Trump në detyrë, kjo normë është më shumë se dyfishuar, duke arritur në rreth një vdekje për çdo 1 630 persona, bazuar në të dhënat...