REL: Bislimi dhe Petkoviç zhvillojnë raund të ri të dialogut në Bruksel

REL: Bislimi dhe Petkoviç zhvillojnë raund të ri të dialogut në Bruksel

Në Bruksel ka nisur takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun. Takimi trepalësh, që nisi pas orës 19:00 vjen pasi emisari evropian, Peter Sorensen, paraprakisht zhvilloi takime të ndara fillimisht me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, e më pas me atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Tema e rundit të sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është funksionimi i komisionit për personat e zhdukur. Rundi i ri i dialogut po zhvillohet pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar. Për çështjen e personave të zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2023 u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur. Palët u pajtuan për zbatimin e...