Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

Prokurorët publikë në Peru kanë nisur një hetim të gjerë ndaj një rrjeti të dyshuar trafikimi të qenieve njerëzore, i cili rekrutonte qytetarë përmes mediave sociale me oferta mashtruese për punë të paguara mirë në Rusi. Sipas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme, individë të ndryshëm, përfshirë ish-ushtarakë dhe oficerë policie, u mashtruan me kontrata të rreme si agjentë sigurie dhe vende të tjera pune. Pasi mbërrinin në Rusi, viktimat detyroheshin të merrnin pjesë në operacione luftarake në konfliktin e armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës. Hetimi është hapur për krime të dyshuara të “trafikimit të qenieve njerëzore” dhe “trafikimit të rënduar të qenieve njerëzore”. Zyra e prokurorit ka theksuar se hetimet kishin nisur prej më shumë se një viti, duke përdorur metoda speciale, dhe kulmuan me...