Rekordi i çmimit të naftës, 5 tregjet më të mëdha të BE regjistrojnë kërkesë të lartë për makina elektrike

Rekordi i çmimit të naftës, 5 tregjet më të mëdha të BE regjistrojnë kërkesë të lartë për makina elektrike

Tregjet globale po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të hidrokarbureve, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke shtyrë gjithnjë e më shumë drejtues automjetesh të kërkojnë alternativa ndaj motorëve me djegie të brendshme. Sipas agjencisë Reuters, shitjet e makinave plotësisht elektrike në tregjet kryesore evropiane u rritën me gati një të tretën gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Regjistrimet e automjeteve të reja elektrike me bateri (BEV) arritën në rreth 560,000 mjete në periudhën janar-mars, duke shënuar një rritje prej 29.4% krahasuar me një vit më parë. Vetëm në muajin mars, mbi 240,000 automjete të tilla u regjistruan në 15 tregje evropiane. Pesë tregjet më të mëdha të Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Polonia kanë regjistruar një rritje...