Reformë në Hungari, vendoset kufi për postin e kryeministrit deri në dy mandate

Reformë në Hungari, vendoset kufi për postin e kryeministrit deri në dy mandate

Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka njoftuar vendimin e miratuar nga Parlamenti, sipas të cilit një kryeministër nuk do të mund të qëndrojë në detyrë për më shumë se dy mandate, ose gjithsej tetë vjet. Ndryshimi synon të vendosë një kufi të qartë kohor për ushtrimin e postit më të lartë ekzekutiv në vend, me argumentin se rotacioni politik dhe kufizimi i mandateve forcojnë demokracinë dhe institucionet shtetërore. Vendimi u miratua nga Parlamenti një ditë më parë dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në rregullat që lidhen me drejtimin e qeverisë hungareze.