“Realiteti është përkeqësuar”/ Qytetarët iranianë ende të frikësuar nga regjimi në vend: Pushteti i Gardës Revolucionare Islamike është forcuar

“Realiteti është përkeqësuar”/ Qytetarët iranianë ende të frikësuar nga regjimi në vend: Pushteti i Gardës Revolucionare Islamike është forcuar

Qytetarë iranianë shprehin ende frikën se regjimi në Iran mund të intensifikojë represionin pasi lufta të përfundojë. Pavarësisht konfliktit dhe vrasjes së disa figurave të rëndësishme, autoritetet iraniane mbeten të konsoliduara në pushtet. Sipas dëshmive nga brenda vendit, prania e simboleve dhe figurave të reja të pushtetit është gjithnjë e më dominuese në hapësirat publike. Protestat e mëparshme janë shuar, ndërsa lufta dhe armëpushimi i fundit nuk kanë sjellë ndryshime politike. Përkundrazi, shumë qytetarë e përshkruajnë regjimin si më të fortë dhe më të ashpër se më parë. Një çift i ri nga Teherani përshkruajnë një shoqëri të ndarë mes shpresës dhe zhgënjimit. Njëri prej tyre shprehet optimist se “gjërat do të ndryshojnë”, ndërsa tjetri thotë se realiteti është përkeqësuar dhe se pushteti i Garda...