RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka hapur zyrtarisht nominimet për “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2026” në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar histori suksesi që zakonisht nuk dalin në tituj, por mbajnë në këmbë biznese. Thirrja është e hapur për institucione, organizata dhe individë që të propozojnë gra sipërmarrëse, bizneset e të cilave nxisin inovacionin, konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse në rajon. Afati i fundit për aplikime është 14 maji 2026. Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanović, theksoi se sipërmarrëset nuk po ndërtojnë vetëm biznese, por po formësojnë ekonomi më të qëndrueshme dhe më konkurruese. Në një rajon ku shpesh flitet për mungesë mundësish, iniciativa synon të tregojë pikërisht të kundërtën. Nga të gjitha aplikimet do të përzgjidhen gjashtë fituese, një për secilën kategori: sipërmarrja e gjelbër,...