RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

Vjenë – Forcimi i bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të sigurisë, ndryshimeve klimatike dhe tensioneve gjeopolitike ishte në qendër të takimit mes Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Feridun H. Sinirlioğlu, të zhvilluar në Vjenë. Dy zyrtarët diskutuan situatën gjithnjë e më komplekse të sigurisë në rajon dhe nevojën për veprim të koordinuar kundër terrorizmit, krimit të organizuar, kërcënimeve kibernetike, si dhe përballjen me sfidat që lidhen me ndryshimet klimatike dhe sigurinë mjedisore. Sipas RCC-së, bisedimet u fokusuan edhe te bashkëpunimi në menaxhimin e burimeve ujore, sfidat ndërkufitare dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në sigurinë energjetike të rajonit. “Bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për ndërtimin e besimit, forcimin e...