Raketa e lëshuar nga Irani në Turqi, NATO mbledh sot Këshillin e Atlantikut të Veriut
Një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës politik i Aleancës Atlantike, është duke u zhvilluar në selinë e NATO-s në Evere, në periferi verilindore të Brukselit. Kjo mbledhje ka në fokus diskutimet rreth situatës së shkaktuar nga lufta në Iran dhe pasojat e rrëzimit të djeshëm të një rakete iraniane në Turqi. Raketa u shkatërrua nga sistemi kundërajror i NATO që ndodheshin në Mesdheun Lindor. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv