Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton afatet: Buxheti 10.8 milionë euro, fushata zgjat vetëm 10 ditë

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton afatet: Buxheti 10.8 milionë euro, fushata zgjat vetëm 10 ditë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka aprovuar kalendarin dhe buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, të tretat brenda 16 muajsh,.duke përcaktuar edhe një fushatë zgjedhore të shkurtër, që zgjat vetëm 10 ditë. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme, ku u bë e ditur se për organizimin e zgjedhjeve janë ndarë rreth 10 milionë e 800 mijë euro. Fushata zgjedhore do të nisë më 28 maj dhe do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, deri në përfundim të saj një ditë para votimit. Sa i përket procedurave, aplikimet për certifikimin e partive politike dhe iniciativave qytetare do të pranohen nga 2 deri më 10 maj. Ndërsa subjektet e certifikuara do të dorëzojnë listat e kandidatëve nga 2 deri më 12 maj....