Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Rreth 100 prokurorë të angazhuar: Garantimi i integritetit të procesit zgjedhor…
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor. Sipas njoftimit qëllimi kryesor i këtyre përgatitjeve është mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor. Në këtë kuadër, gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, raportojnë mediat në Kosovë. “Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, thuhet...