Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Policia me plan masash, thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe denoncim

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Policia me plan masash, thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe denoncim

Policia e Kosovës ka hartuar planin e masave për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas mediave në Kosovës, Takimi i parë u mbajt me drejtorë rajonalë dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës. Ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat u njoftuan lidhur me përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtje në aspektin e sigurisë të procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional, tha policia. Nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional, u shpalos urdhri operativ, konkretisht detyrat, angazhimet,...