Xhandarmëria e Kosovës, nisin procedurat për krijimin e një strukture të veçantë të sigurisë
Kosova ka nisur procedurat për formimin e një strukture të veçantë të sigurisë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tregoi se xhandarmëria do të ketë një gamë të gjerë të përgjegjësisë. “Një aspekt i sigurisë së Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria, prej ruajtjes së kufirit te luftimi i terrorizmit te mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës e deri te mbrojtja e infrastrukturës kritike”, shprehet Albin Kurti. Njohësit e sigurisë thonë se një mekanizimi i tillë duhet të ketë qartësi në kompetencat që do të funksionalizohet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë të sigurisë që veprojnë në Kosovë. Njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha thotë: “Është e rëndësishme që planifikimi të jetë i...
Burimi:
sot.com.al