Viti i krizës më të madhe dhe sanksioneve, pse 2026 do të jetë vit edhe më i vështirë për Serbinë,ja sfidat që e presin

Viti i krizës më të madhe dhe sanksioneve, pse 2026 do të jetë vit edhe më i vështirë për Serbinë,ja sfidat që e presin

Marsela SHYTIA Edhe pse qeveria përpiqet të paraqesë se i mban të gjitha fijet në duart e saj, është e sigurt se shumë probleme do të mbarten në Vitin e Ri. Kriza serioze politike dhe sociale me të cilën po përballet Serbia prej një viti do të bëhet vetëm më e vështirë për t’u kapërcyer me kalimin e kohës. Problemet që lidhen me Industrinë e Naftës së Serbisë, zgjedhjet, mungesa e përparimit në integrimin evropian dhe një politikë e jashtme e dëmtuar rëndë janë disa nga krizat më aktuale që qeveria po i mbart në vitin 2026. Bashkëbiseduesi i “Nova.rs” deklaron se ka pak shanse që krizat që prekin Serbinë të zgjidhen në periudhën në vijim. Të gjitha vështirësitë me të cilat po përballet Serbia...