Virusi i Nilit Perëndimor, regjistrohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut

Virusi i Nilit Perëndimor, regjistrohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë i etheve të Nilit Perëndimor për këtë vit, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave dhe shtimin e aktivitetit të mushkonjave, është e mundur të paraqiten raste të reja në periudhën e ardhshme. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftuan se bëhet fjalë për një 55-vjeçar nga Velesi, te i cili sëmundja kishte filluar me temperaturë të lartë, skuqje në lëkurë, lodhje të madhe dhe çrregullim të vetëdijes. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ku përmes analizave laboratorike është konfirmuar virusi “West Nile”. “Pacienti aktualisht është në gjendje të përmirësuar dhe ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore”, njoftuan nga ISHP. Analizat epidemiologjike kanë treguar se personi nuk kishte udhëtuar...