Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në Timishoara të Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik. Në të njëjtën kohë, një nga tre të plagosurit do të transportohet në Selanik. Një tjetër i plagosur nuk ka pasur probleme dhe është larguar tashmë nga spitali, ndërsa i treti do të mbetet në Rumani, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon të udhëtojë në këtë fazë. Sipas informacioneve, ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale sot. Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme, 27 janar, në Rumani. Shtatë persona, mes tyre një shqiptar, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë. Shqiptari Vasil Pilo Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas kokë më kokë me një kamion. Ata po udhëtonin drejt Francës  për të qenë...