Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Tregoni kujdes”/ Temperatura nën zero dhe stuhi dëbore, Kosova në alarm për motin e keq, autoritetet bëjnë thirrje
Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje për kujdes në trafik, pas rënies së temperaturave dhe rreshjeve të borës. Mbrëmjen e së mërkurës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), paralajmëroi rënie të temperaturave, që tha se pritet të shkaktojnë ngrica nëpër rrugët e Kosovës. Policia e Kosovës u bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes në trafik. Ky institucion apeloi shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen në rrugë, të mbajnë distancën me automjete të tjera, për shkak të mundësisë së ngricave. “Siguria juaj është prioritet. Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës”, tha Policia përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Rënia e temperaturave vjen pas vërshimeve shkatërruese në disa pjesë të Kosovës. Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës,...