Studentët serbë kërkojnë fundin e pushtetit të Aleksandër Vuçiç, protestë masive të shtunën në Beograd
Studentët protestues në Serbi po përgatiten për protestën e parë të madhe të këtij viti, në një tjetër përballje direkte me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe qeverinë e tij. Mijëra qytetarë nga e gjithë Serbia pritet të mblidhen këtë të shtunë në Beograd, në një protestë që organizatorët e shohin si nisjen e një beteje të re politike për largimin e pushtetit aktual. Tubimi do të mbahet në sheshin “Slavija”, vendi ku edhe në mars të vitit të kaluar u zhvillua një nga protestat më të mëdha kundër qeverisë. Ajo protestë u shoqërua me tensione dhe ndërprerje të papritura, ndërsa ekspertët pretenduan se ndaj turmës ishte përdorur armë zanore, akuzë që qeveria serbe e mohoi. Lëvizja studentore u kthye në simbol të revoltës qytetare pas tragjedisë...
Burimi:
sot.com.al