Protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët: Ndaj nesh pati dhunë fizike, na lejuan ta kalonim…

Protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët: Ndaj nesh pati dhunë fizike, na lejuan ta kalonim…

Katër ditë më parë Shkupi u vesh kuqezi nga flamujt që studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mbanin në duar, teksa kërkonin të drejtën e mbajtjes së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në mbështetje të tyre u nisën edhe disa studentë nga Shqipëria të cilët gjatë rrugës u përballën me disa incidente. Ardit Kola një nga studentët e pranishëm rrëfeu në një studio televizive se pala maqedonase i kontrolloi dy herë dhe i lanë që të vazhdonin rrugën vetëm pas një orë e gjysmë. Më tej i riu thotë se teksa u nisën ata i shoqëronte një makinë policie dhe më pas para se të hynin në Shkup një makinë civile u tha se do të ishin ata shoqëruesit. Të veshur si doganierë, i...