Policia e Kosovës kontrolle në disa shkolla, një nxënës kapet me pistoletë dhe 19 fishekë! Një tjetri i gjendet thikë
Policia e Kosovës këtë të mërkurë ka zhvilluar disa kontrolle në shkolla në Mitrovicë të Jugut, dhe në Skënderajt. Sipas njoftimit është sekuestruar edhe një armë zjarri nga një nxënës. Sipas njoftimit në njërën nga shkollat e mesme në Skenderaj është realizuar një kontroll i nxënësve nga stafi i shkollës dhe është njoftuar nga drejtori i shkollës se gjatë kontrollit të dy nxënësve janë gjetur mjete të rrezikshme. Një nxënësi i është gjetur një thikë, ndërsa një tjetri i është gjetur një pistoletë, 19 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë e armës së gjatë. Policia ka konfiskuar të gjitha sendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në polici. Ata janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe mbrojtësve të tyre. “Pas njoftimit...
Burimi:
sot.com.al