“Pengim i drejtësisë”/ Përfundon mbrojtja e Thaçit, ish-presidenti në pritje të vendimeve nga Haga
Mbrojtja e Hashim Thaçit mbyll çështjen në rastin e dytë kundër tij: atë të administrimit të drejtësisë. Ata kanë njoftuar se nuk kanë prova dhe as dëshmitarë të tjerë për të paraqitur. Në njoftimin e saj, mbrojtja e Thaçit thotë se ky njoftim nuk do të thotë që mbrojtja nuk do marrë asnjë mjet juridik për çështje që kanë mbetur ende pa vendim nga ana e gjyqtarit. Në këtë dosje së bashku me presidentin Thaçi janë edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazlliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi. Mbrojtja e Smakajt ka thënë se në këtë fazë, nuk kanë ndërmend që të dorëzojnë prova. Njësoj është shprehur edhe ajo e Kilajt. Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të tjerët u deklaruan të...
Burimi:
sot.com.al