Një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Athinë, goditet me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi
Një sulm me thikë është regjistruar mesditën e së enjtes në burgun e Malandrinos, ku objektiv ka qenë ekzekutori shqiptar i njohur me pseudonimin “Dimos”, menjëherë pas transferimit të tij në këtë institucion penitenciar. Dhimitër Meçi, i njohur me nofkën “Dimos” konsiderohet si një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Athinë dhe dyshohet se ka qenë organizatori kryesor i tentativës për vrasjen e Jani Lalas në maj të vitit 2025. Në atë atentat, automjeti i Lalas u qëllua me dhjetëra plumba nga armë automatike kallashnikov, por ai arriti të shpëtonte pasi udhëtonte me një makinë të blinduar. Megjithatë, më 1 nëntor, Jani Lalas u ekzekutua në zonën e Arahova-s. Për këtë ngjarje, autoritetet greke arrestuan katër persona, shtetas grekë dhe me...
Burimi:
vizionplus.tv