Nisin ethet zgjedhore në Kosovë, diaspora voton nesër

Nisin ethet zgjedhore në Kosovë, diaspora voton nesër

Më 28 dhjetor, do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend në 29 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll, e cila do të jetë përfaqësia e parë diplomatike që hap dyert për votim, ku janë të regjistruar paraprakisht 116 votues. Pas Turqisë, votimi do të vazhdojë në 15 shtete të Europës, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, etj.. Në fund, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në kontinentin e Amerikës veriore, për 1 mijë e 310 votues të regjistruar në...