Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, reagon Kurti: Do të mbetet figurë me rëndësi në historinë e Kosovës

Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, reagon Kurti: Do të mbetet figurë me rëndësi në historinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Nexhad Dacit. Ai shkruan se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës “do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të vendit”. Kurti tha gjithashtu se ishte pikëlluese të njoftohej për vdekjen e Dacit, teksa shton se Nexhat Daci ishte një nga figurat kryesore dhe më aktive në politikën e Kosovës. “Pikëlluese të njoftohemi që në këtë ditë të parë të vitit 2026, ka vdekur Nexhat Daci, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999, i zgjedhur dy herë kryetar, mes viteve 2000 – 2004 dhe...