Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi dyshohet se ka rrëshqitur në ballkonin e shtëpisë së tij gjatë stuhisë që goditi Kosovën, duke pësuar lëndime të rënda. Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, viktima është një 61-vjeçar, ku si pasojë e rënies ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe, pavarësisht se është dërgua me autoambulancë në spital, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë, në të njëjtin fshat, dy persona të tjerë pësuan lëndime të lehta trupore pasi dyert hyrëse të oborrit të tyre u rrëzuan si pasojë e motit të keq. “Më datën 21.07.2026, rreth orës 16:30, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, në...
Burimi:
sot.com.al