Mijëra njerëz mbushin rrugët e Beogradit, studentët iu rikthehen protestave
Një protestë e titulluar “Dituria është fuqi” u mbajt dje në Beograd, e organizuar nga studentët e Universitetit të Beogradit, me thirrje nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike në emër të të gjithë studentëve në bllokadë, raporton Nova.rs. Tubimi nisi në orën 18:00, kur kolona të gjata studentësh dhe qytetarësh nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit u mblodhën para ndërtesës së Rektoratit, duke e mbushur qendrën e qytetit pa incidente. Slogani i protestës simbolizonte kundërshtimin ndaj asaj që studentët e quajnë shtypje sistematike të regjimit ndaj studentëve, profesorëve dhe edukatorëve kritikë ndaj pushtetit. Fotot ajrore treguan pjesëmarrje masive, me mijëra qytetarë që mbajtën flamuj dhe pankarta në mbështetje të arsimit dhe lirisë akademike. Në tubim folën nxënës, studentë, profesorë, mësues dhe rektori i Universitetit të Beogradit,...
Burimi:
sot.com.al