Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Maqedonia e Veriut në krizë energjitike, Greqia ndërpret furnizimin me naftë si pasojë e protestës së fermerëve
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize shtatëditore për furnizimin me energji elektrike, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia. Protestat e fermerëve grekë, kanë bllokuar autostrada dhe pika kufitare, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në furnizimin energjetik të vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet me naftë. Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut .Shpallja e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar energji të mjaftueshme derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal. Ndërkaq, kriza energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ka sjellë debate edhe në politiken maqedonase, ku kreu i partisë opozitare LSDM Venko...