Kurti “hap thesin” para zgjedhjeve/ Shpërblim për shtresat në nevojë, ekspertët: Teknikë për të blerë votat!

Kurti “hap thesin” para zgjedhjeve/ Shpërblim për shtresat në nevojë, ekspertët: Teknikë për të blerë votat!

Një tentativë klasike për të blerë vota. Kështu e quajnë ekspertët e ekonomisë veprimin e fundit të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij në detyrë. Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit Kurti vendos të jap 100 euro shtesë për disa kategori si pensionistët, fëmijët, puntorët e sektorit privatë dhe studentët, ndërsa do të rriten shtesat edhe për lehonat. Kurti u përpoq ta shpjegonte veprimin si një pako që po shpërndahet pas pamundësisë për ta miratuar atë në kuvend, dhe përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit. Kritikat nuk kanë munguar. Njësoj si ekspertët e ekonomisë edhe opozita e cilëson këtë këtë akt në mes të procesit zgjedhor si një tregues për shterpësinë e ideve të një pushteti që tenton të blejë votat e...