Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Kosovë/ Zgjedhjet, KQZ: Sot mbyllet afati i aplikimit për akreditim i vëzhguesve dhe mediave
Sot do të mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se periudha e aplikimit, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025. “Deri në këtë datë, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve”, njoftoi Elezi. Sipas tij, akreditimi u mundëson vëzhguesve të përcjellin nga afër aktivitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, jo vetëm...