Konfirmohet varri i tretë masiv në Zubin Potok, autoritetet e Kosovës identifikojnë mbetje mortore

Konfirmohet varri i tretë masiv në Zubin Potok, autoritetet e Kosovës identifikojnë mbetje mortore

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë gjetur mbetje njerëzore edhe në vendin e tretë që dyshohet të jetë varr masiv në Zubin Potok. Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë të premten në një komunikatë të përbashkët se gjatë veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar. “Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftim. Prej javësh, në Zubin Potok po zhvillohen gërmime në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jakubë, pas një...