DW/ Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

DW/ Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Javën e kaluar, në Qipro u nënshkrua një plan bashkëpunimi ushtarak trepalësh midis Qipros, Greqisë dhe Izraelit, i ndjekur nga dy plane bashkëpunimi dypalësh - midis Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Forcave të Armatosura Greke, dhe midis IDF dhe Gardës Kombëtare të Qipros. Marrëveshjet u nënshkruan në Nikozi gjatë takimit të përbashkët vjetor të shtabeve ushtarake të tre vendeve. Nënshkrimi i tyre u njoftua zyrtarisht nga ushtria izraelite. Lajmi u prit kryesisht pozitivisht në median dhe publikun qipriot. Edhe pse detajet e marrëveshjeve nuk u bënë publike, DW ka mësuar se ato përfshijnë dispozita për ushtrime dhe trajnime të përbashkëta ushtarake, krijimin e grupeve të punës në fusha të specializuara dhe zhvillimin e një dialogu strategjik ushtarak. Sipas të njëjtave burime, marrëveshjet parashikojnë gjithashtu shkëmbimin e...