Dërgoi informacione dhe dokumente sekrete te BIA serbe, dënohet me 6 vite burg Bojan Jevtiç
Dënohet me 6 vite burgim për spiunazh ish-polici Bojan Jevtiç. Ai u arrestua vitin e shkuar nën dyshimin se kishte transmetuar te BIA serbe, informacione dhe dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Bojan Jevtiç është dënuar me gjobë prej 2 mijë euro për armëmbajtje pa leje. Më pas i është shqiptuar dënimi plotësues për ndalim të ushtrimit të funksionit në administratën publike ose shërbimit publik në kohëzgjatje prej pesë vjetësh pas përfundimit të dënimit me burg. Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme në seancën kur pritej të niste gjykimi njoftoi se kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me togerin e policisë kufitare të Kosovës. Vendimi i lexuar nga gjyqtari Kushtrim Shyti: Gjyqtari: I pandehuri Bojan Jevtiq është fajtor sepse...
Burimi:
sot.com.al