Bogë/ Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur

Bogë/ Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur

KOSOVË- Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për mediat në Kosovë, se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave. “Policia është në vendin e ngjarjes”, theksoi Rugova dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqet e ngjarjes.