Bllokada e kufijve godet bizneset kosovare/ Rrit frikën për çmime më të larta

Bllokada e kufijve godet bizneset kosovare/ Rrit frikën për çmime më të larta

Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme nga bllokimi i pikave kufitare mes disa vendeve të rajonit dhe të BE-së: produktet e saj për në Britani të Madhe nuk kanë mundur të nisen sipas planit. Drejtuesi i kompanisë, Ramiz Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai është eksportues i rregullt dhe, sipas marrëveshjes, prodhimet do të duhej të arrinin në destinacion brenda kësaj jave. Në të kundërtën, kontrata rrezikon të shkelet, të rinegociohet ose të dështojë fare. “Ne mund ta humbim këtë blerës, që është potencialisht më i rëndësishmi që kemi”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë. Ai paralajmëron se vonesat mund t’i dëmtojnë edhe kontratat me partnerët tjerë – në Gjermani dhe në Kroaci...