BE: Presim që Kosova të ketë qeveri me shumicë të fortë në Kuvend dhe të aftë për kompromise
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar nevojën për kompromis politik ndërmjet partive për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, Palatova tha se Bashkimi Evropian pret që Kosova të krijojë një qeveri stabile dhe me shumicë të fuqishme parlamentare, në mënyrë që të vazhdojë zbatimi i reformave në kuadër të agjendës evropiane. “Duhet të shohim një formim të shpejtë të institucioneve, me një qeveri që ka shumicë të fortë në kuvend, që ka aftësi të gjenerojë kompromise të shëndetshme ndërpartiake për të zgjedhur presidentin dhe të vazhdojë me reformat”, deklaroi ajo. Sipas saj,...
Burimi:
sot.com.al