BE: Keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga Kroacia
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka anuluar takimin vjetor të Procesit të Bërdo-Brionit, sepse, sipas tij, nuk ekzistojnë kushtet për ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kroaci. Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë kohët e fundit, sipas Milanoviqit, janë plotësisht në kundërshtim me qëllimin e Procesit të Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti serb Vuçiq ka kohë që ka ashpërsuar narrativën kundër Kroacisë. Bashkimi Evropian ndërkohë shprehu keqardhje për anulimin e takimit dhe për zhvillimet që çuan deri te ky vendim. “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në zemër të procesit të integrimit evropian dhe një pjesë thelbësore e rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe një...
Burimi:
syri.net