Aktivitete të paligjshme në kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, prokuroria nis hetimet

Aktivitete të paligjshme në kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, prokuroria nis hetimet

Aktivitete të paligjshme në Kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovksa-Davkova. Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer një hetim paraprak prej disa muajsh mbi aktivitete të mundshme të paligjshme në Kabinetin e Presidentes, të lidhura me dyshimet për nxjerrjen dhe kodimin e të dhënave konfidenciale. Prokurorisë në Shkup iu dorëzua një kallëzim penal anonim nga një “grup punonjësish të Ministrisë së Brendshme”, i cili pretendon se të dhënat konfidenciale janë kopjuar dhe koduar nga sistemi kompjuterik i Kabinetit, me dyshimin se ato mund të kenë përfunduar te shërbimet e inteligjencës së huaja. Prokuroria konfirmon se hetimi paraprak u hap në dhjetor të vitit të kaluar, pas një njoftimi nga Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme....