Radio Europa e Lirë: Amerika synon paqen globale përmes Bordit të ri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansuar Bordin e Paqes, një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke përsëritur bindjen e tij se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës “do të arrihet shumë shpejt”. Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar nëntorin e vitit të kaluar me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por udhëheqësi amerikan tha se ai do të punojë që të sigurojë paqe në mbarë botën. “Ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë OKB-në”, tha Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Davos të Zvicrës më 22 janar, duke iu referuar me gjasë...
Burimi:
kohajone.com