Qiproja vendi i parë i BE-së që u shënjestrua nga Irani, sulm i dyfishtë ndaj bazës britanike në Akrotiri

Qiproja vendi i parë i BE-së që u shënjestrua nga Irani, sulm i dyfishtë ndaj bazës britanike në Akrotiri

Sirenat e alarmit ajror u dëgjuan për herë të parë pas dekadash në tokën qipriote, pas një sulmi të dyfishtë ajror ndaj bazës britanike në Akrotiri. Sipas informacioneve, objekti u tentua të goditej edhe nga mjete ajrore pa pilot, duke shkaktuar reagime të menjëhershme politike dhe ushtarake në Athinë. Burime diplomatike theksojnë se sulmi ndaj objekteve të bazës britanike në Akrotiri mund të interpretohet në disa mënyra, duke pasur parasysh pozicionin gjeostrategjik të Qipros, por edhe synimet e palëve ndërluftuese. Së pari, Qipro konsiderohet shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që sulmohet në kuadër të një kundërpërgjigjeje rajonale nga Irani. Nëse interpretohet si e tillë, tentativa për goditjen e Akrotirit shihet si tregues i një përshkallëzimi të operacioneve të Teheranit, duke zgjeruar perimetrin e...