Qindra pacientë presin transplantim organesh në Maqedoninë e Veriut

Qindra pacientë presin transplantim organesh në Maqedoninë e Veriut

 Lista e pritjes për transplantim organesh në Maqedoninë e Veriut dominohet nga pacientët që kanë nevojë për veshka. Pjesa më e madhe e rreth 1.600 pacientëve në dializë presin transplantim të veshkës nga një dhurues i vdekur; disa prej tyre prej dekadash, ndërsa disa të tjerë vdesin duke pritur. Në vitin 2025, familjet e tre dhuruesve janë pajtuar t’i dhurojnë organet. Brankica Razmoska nga fshati veriperëndimor i Maqedonisë së Veriut, Vevçani, është 32 vjeçe dhe jeta e saj varet nga aparati i dializës. Asaj iu shfaq sëmundja kur ishte tetë vjeçare. Në moshën 16-vjeçare veshkat i dështuan plotësisht dhe ajo u fut në dializë si pasojë. Për fat të mirë, nëna e saj ishte dhuruese e afërt dhe ia dhuroi një veshkë. Për fat të...